image Nëna lindi foshnje të një race tjetër, padit klinikën e fertilitetit

Botë

Botë/ Nëna lindi foshnje të një race tjetër, padit klinikën e fertilitetit

news image

Një çift nga Nju Xhersi ka paditur spitalin ku shkuan për trajtime fertiliteti, pasi sollën në jetë një foshnje të një race tjetër.

Dyshja, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur, shkuan në klinikë për “fertilizim in vitro” në nëntor të 2012, duke besuar se po përdorej veza dhe sperma e dhuruar nga nëna dhe babai.

Sipas avokatit të çiftit të bardhë, prindërit e kuptuan se fëmija nuk ishte i tyri në vitin 2015.

“Ata janë të dy kaukazian, por e kuptuan që fëmija kishte tipare aziatike vetëm kur mbushi 2 vjeç,” u shpreh ai për mediat.