Maria Dolores Aveiro, ose siç njihet nga të gjithë si mamaja e Cristiano Ronaldos është kthyer në lajmin kryesor të ditës së fundmi. Portugezja ka shpërthyer në akuza të forta ndaj mafias së futbollit, siç e quan ajo, për sa i përket çmimit “Topi i Artë”
Në një intervistë për “SIC Noiticias”, që është një media portugeze ajo tha se Ronaldo do të kishte më shumë ‘Topa të Artë’ po të mos ishte mafia në futboll.
“Nëse nuk do të ishte për mafia në futboll, im bir do të kishte shumë më shumë ‘Topa të Artë’. Nëse do të ishte spanjoll apo anglez, sigurisht që do të kishte fituar më shumë, por ne jemi portugezë nga Madeira”, ka përfunduar Maria Dolores Aveiro./Gazeta Sinjali/