image Nëna e dërgon të vdekur foshnjën në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Siguri

Nëna e dërgon të vdekur foshnjën në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

news image

Një foshnje tre muajshe është dërguar pa shenja jete ditën e djeshme në Spitalin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se foshnja e cila është e gjinisë femërore në spital është dërguar nga nëna e saj.

Të njëjtat burime kanë njoftuar Sinjalin se rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:22

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Tutje burimet kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”. /Gazeta Sinjali/