image Nëna e Astrit Deharit zbulon datën se kur kishte ardhur raporti në Kosovë

Kosovë

Drejtësi/ Nëna e Astrit Deharit zbulon datën se kur kishte ardhur raporti në Kosovë

news image

Në paraqitjen e parë për medie pas pranimit të raportit të autopsisë të Institutit të Lozanës, nëna e të ndjerit Astrit Deharit, ka zbuluar datën se ku ky raport kishte arritur në Kosovë.

Para Prokurorisë Themelore në Prizren, Xhemile Dehari ka bërë të ditur se raporti i autopsisë ka mbërritur në Kosovë, më 4 tetor, kohë kjo para zgjedhjeve, duke sfiduar deklarimin publik të kryeprokurorit të Prizrenit, Admir Shala për datën e pranimit të ekspertizës mjeko-ligjore.  

“Këtu e kemi zarfin që ju ka ardhe prej Zvicre. Data që ju ka mbërri. Se është bërë shumë muhabete rreth datës së kur ka ardhë. Qe ku e keni më 4 tetor, letra rekomanduese është lëshu prej Zvicre qe ku e keni vulën. Qe ku i keni vulat tjera kur kanë dashtë këta i kanë shkru” , ka thënë Xhemile Dehari para gazetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ana tjetër, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala kishte bërë të ditur se raportin e Institutit Zviceran e ka pranuar më 17 tetor, gjatë një paraqitje para gazetarëve të enjten e kaluar, ku kishte bërë të ditur për pranimin e raportit.

“Prokurori i Shtetit  njofton opinionin se sot më 17 tetor 2019 e kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga instituti i Lozanës në Zvicër përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë” , kishte thënë prokurori Admi Shala.

Cështja e publikimit të Raportit Dehari ishte bërë temë debati publik duke u ngritur dilema rreth zvarritjes së qëllimshme të publikimit të tij dhe mosbëres publike të kohës së saktë të mbërritjes së tij në Kosovë. Pala mbrojtëse e familjes Dehari, pretendonte se raporti kishte  mbërritur para zgjedhjeve që u mbajtën  më 6 tetor në bazë të komunikimeve që kishte me përfaqësuesit e Institutit të Lozanës. /Gazeta Sinjali/