image Nën tingujt e këngëve të saj, Nexhmije Pagarusha përcillet për në varreza

Kosovë

Ceremonia mortore/ Nën tingujt e këngëve të saj, Nexhmije Pagarusha përcillet për në varreza

news image

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, kanë përfunduar homazhet për nder të Nexhmije Pagarushës, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet nga shumë qytetarë.

Arkivoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës, aty ku qytetarët do të mund që t’i japin asaj lamtumirën e fundit.

Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë të Malishevës sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare./ Gazeta Sinjali/