image Nën drejtimin e Donika Gërvallës, lista “Guxo” regjistrohet si parti politike

Politikë

Nën drejtimin e Donika Gërvallës, lista “Guxo” regjistrohet si parti politike

news image

Lista “Guxo” sot është regjistruar si parti politike në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Këtë subjekt do ta drejtojë ministrja aktuale e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Kjo listë u krijua nga presidentja Vjosa Osmani dhe bashkë me VV-në garuan në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit të kaluar, kur shënuan fitore me mbi 51 për qind.

“Kam kënaqësinë e veçantë të ju përshëndes sot nga kjo seli. Iniciativa qytetare lista ‘Guxo’, e nisur nga presidentja Vjosa Osmani, ajo sot i ka hyrë rrugës institucionaliste. Kjo iniciativë ka sukses të jashtëzakonshëm. Platforma politike e ‘Guxo’, si parti me demokracinë e brendshme të zgjeruar”, tha Gërvalla.

/GazetaSinjali/