Sot shënohet dita e pestë prej kur Rusia ka pushtuar Ukrainën.
Ndërkohë edhe pse bisedimet kanë filluar në Bjellorusi midis negociatorëve për Kievin dhe Moskën, ende po raportohet për bombardime në qytete të ndryshme.
Ministrat e mbrojtjes së BE-së janë takuar për diskutime mbi konfliktin, ku presidenti i Ukrainës Zelensky u ka bërë thirrje trupave ruse që të heqin armët dhe ka kërkuar anëtarësim të menjëhershëm në BE.
Edhe pse bisedimet tashmë kanë filluar dhe negociatat Ukrainë-Rusi kanë hyrë në orën e tretë, shpërthime janë dëgjuar në Kiev dhe Kharkiv, ndërsa në mëngjesin e hershëm një ndërtesë banimi në qytetin verior të Chernihiv u godit nga një raketë.
Ndërkaq, pavarësisht goditjes financiare, Kremlini thotë se Rusia do t’i “shfuqizojë” sanksionet ekonomike, raporton BBC.