image Ky shtet ofron ndihmë rreth bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

Botë

Ky shtet ofron ndihmë rreth bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë

news image

Vatikani është i gatshëm “të lehtësojë” dialogun midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha sot Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se ai beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë“.

Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë e tij për të lehtësuar dialogun me Rusinë, është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë palët për të rifilluar këtë rrugë“, shkruan CNN.

Papa Françesku foli edhe një herë të dielën mbi konfliktin gjatë lutjes së tij javore Angelus dhe u kërkoi besimtarëve të luten dhe ftoi të gjithë “të bëjnë 2 marsin, të mërkurën e hirit, një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë”.

/GazetaSinjali/