image Në Zvicër fëmijët mund të përqafojnë sërish gjyshërit e tyre edhe gjatë kohës së pandemisë

Botë

Botë/ Në Zvicër fëmijët mund të përqafojnë sërish gjyshërit e tyre edhe gjatë kohës së pandemisë

news image

Në fillim të pandemisë Covid-19 në Zvicër, autoritetet këshilluan qytetarët që të shmangnin takimet midis tyre dhe të zbatonin masat e distancimit social.

Por tashmë autoritetet zvicerane kanë thënë se tani është e sigurt që fëmijët nën moshën 10-vjeçare mund të përqafojnë gjyshërit e tyre, edhe gjatë kohës së pandemisë.

Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch, ka thënë se shkencëtarët kanë vërtetuar që fëmijët e vegjël nuk bartin virusin.

Megjithatë, ai ka thënë se takimet mes tyre duhet të jenë të shkurtra.

“Fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin”, tha Koch.

Zvicra është një prej dhjetëra vendeve në Evropë që kanë filluar të lehtësojnë masat e tyre të izolimit.

Këtë javë janë lejuar që të hapen kopshtet dhe parukeritë, derisa shkollat dhe dyqanet tjera që shesin produkte jo të domosdoshme do të mund të rihapen në dy javë.

Deri më tani në Zvicër janë shënuar 1,699 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 29,264 të infektuar.