image Në zgjedhjet në Turqi, votuan edhe burri dhe gruaja më e gjatë në botë

Evropë

Në zgjedhjet në Turqi, votuan edhe burri dhe gruaja më e gjatë në botë

news image

Burri dhe gruaja më e gjatë në botë votuan sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë.

Sulltan Kösen, i gjatë prej 2 metra e 51 centimetra, i cili jeton në Mardin, ka titullin “burri më i gjatë në botë”, ai votoi në lagjen rurale Alibey të rrethit Derik të Mardinit.

Kösen, hyri në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2009 me duart e tij të gjata 27,5 centimetra dhe këmbët 36,5 centimetra, si dhe me gjatësinë e tij.

Për shkak të vështirësisë së tij në ecje, ai hipi në pjesën e pasme të një traktori për të votuar në shkollën fillore të fshatit Alibey.

“Shpresoj se do të jetë mirë për vendin tonë”, citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë votoi edhe Rümeysa Gelgi, e cila është në Librin e Rekordeve Guinness si “gruaja më e gjatë në botë”.

Ajo vuan nga sindroma Weaver, dhe për të votuar përdori një kuti të lëvizshme votimi që i sollën zyrtarët.

Gelgi, e gjatë 2 metra e 15 centimetra, u tha gazetarëve se deri më sot shkonte në shkolla për të votuar, por në këto zgjedhje përdori kutinë e lëvizshme të votimit.

“Uroj më të mirën për vendin tim. Kam votuar, faleminderit”, tha ajo.

/GazetaSinjali/