image Në Washington mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

Botë

Në Washington mbërrijnë përforcime të reja të Gardës Kombëtare

news image

Një kontingjent i madh trupash të Gardës Kombëtare arritën të shtunën në kryeqytetin amerikan, në përgjigje të thirrjes së zyrtarëve të mbrojtjes për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri, shkruan Gazeta Sinjali.

Udhëheqësit ushtarakë të vendit bënë thirrje të përsëritura duke filluar nga e enjtja e pastaj të premten për ndihmë nga shtetet individuale me trupa të gardës, ndërkohë që ka informacion nga agjencitë e rendit se ka plane për protesta të dhunshme.

Guvernatorët u përgjigjën në forma të ndryshme, disa nuk pranuan të dërgojnë trupa, të tjerë dërguan disa dhjetëra forca, por pati edhe shtete që dërguan një mijë ushtarë të gardës, përcjell voa.

FBI-ja dhe agjenci të tjera federale kanë dhënë alarmin se mund të ketë përpjekje për të sabotuar apo ndërprerë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, që nga ardhja e protestuesve të armatosur, e deri tek vendosja e lëndëve plasëse.

Deri në ditën e inaugurimit pritet që në Washington të jenë dislokuar mbi 25,000 trupa të Gardës Kombëtare.

Ndërkaq, sot një numër kryeqytetesh shtetërore janë përgatitur për protesta nga përkrahës të Trumpit që nuk njohin fitoren e Bidenit dhe këmbëngulin se zgjedhjet u vodhën.

/GazetaSinjali/