Shtabi Emergjent Komunal i Vushtrrisë bashkë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri kanë vendosur që nga sot të gjitha xhamitë e Vushtrrisë pas Ezanit të Drekës, të bëhet apel për kujdes rreth Covid-19.
Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se thirrja “#rri në shpi, shpëto jetë, ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #Coronavirus” do të bëhet pas Ezanit të Drekës.
Deri tani në Komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar 23 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/