image Në vitin 2020 më pak shkurorëzime sesa në vitin 2019

Kosovë

Në vitin 2020 më pak shkurorëzime sesa në vitin 2019

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar treguesit makroekonomikë dhe social gjatë vitit 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2020, ka pasur më pak shkurorëzime krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Po ashtu, nataliteti gjatë vitit 2020 kishte rënie kurse numri i vdekjeve është në rritje.

“Sipas statistikave vitale, të dhënat për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019 janë: numri i lindjeve kishte rënie për (-23.2%); numri i vdekjeve pati rritje për 9.5%; kurorëzimet patën rënie për (-31.4%); dhe shkurorëzimet patën rënie për (-73.6%)”, njoftoi ASK-ja.

Tutje Agjencia e Statistikave të Kosovë bën të ditur se numri i vizitorëve nëpër hotele, për periudhën 9 mujore 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë 2019, pati rënie prej (-47.5%); dhe numri i net-qëndrimeve për periudhën 9 mujore 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë 2019, pati rënie prej (-56.9%)./Gazeta Sinjali/