image 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës: 249 raste në emergjencë, 16 operacione, 4 lindje

Kosovë

Statistika/ 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës: 249 raste në emergjencë, 16 operacione, 4 lindje

news image

Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 249 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Poashtu spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 16 operacione.

‘Analiza kanë kryer 307 pacientë që në total kanë kryer 4,518 analiza’, thuhet në statistikat e spitalit, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 1 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje dhe sa i përket gjinisë ‘2 janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore’. /Gazeta Sinjali/