Për shkak të komenteve të tij në lidhje me gadishullin e Krimesë të Ukrainës, pjesëmarrja e Bregoviqit në një festival muzikor polak në vitin 2015 ishte anuluar.
Organizatorët e festivalit kishin theksuar se ata qëndrojnë kundër të gjitha formave të racismit.
“Festivali i Jetës në Poloni qëndron kundër luftës dhe të gjitha formave të agresionit, racizmit, dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, kishin thënë organizatorët atë periudhë.
Organizatorët dënuan komentet e bëra nga Bregoviq pas një koncerti të mbajtur, ku u raportua se ai kishte lavdëruar Rusinë, dhe drejtuesit vendosën që të anulonin pjesëmarrjen e tij në këtë festival, në edicionin e vitit 2015.
“Deklaratat e Bregoviqit ku nuk e dënoi ndërhyrjen e armatosur të Rusisë në Ukrainë, ishin kundërshtim me vlerat e çmuara të Festivalit. Ne kemi vendosur të anulojmë shfaqjen e tij të planifikuar në festivalin e këtij viti në muajin qershor (2015)”
“Deklaratat e Bregoviqit ku nuk e dënoi ndërhyrjen e armatosur të Rusisë në Ukrainë, ishin kundërshtim me vlerat e çmuara të Festivalit. Ne kemi vendosur të anulojmë shfaqjen e tij të planifikuar në festivalin e këtij viti në muajin qershor (2015)”, kishin deklaruar organizatorët.
Kujtojmë se Goran Bregoviq do të performojë në Festën e birrës në Korçë me datë 22 gusht.