Në veri të Mitrovicës të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, këtë e bëri të ditur kryesuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve për Mitrovicë të Veriut, Sllobodan Dimitrojeviq.
Dimitrojeviq ka thënë se nuk ka pas probleme dhe se gjithçka ka shkuar mirë me hapjen e qendrave.
Ai ka treguar për KP se qytetarët aty do të votojnë me dokumente të vlefshme të Kosovës.
“Po të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, 7 qendra dhe 23 vendvotime janë hapur në ora 7. Nuk kemi pas asnjë problem dhe votimi ka filluar pa probleme“.
“Natyrisht (votohet) me dokumente të vlefshme të Kosovës si dhe ma ato të cilave u ka skaduar afati para 6 muajve, duke pasur parasysh që ka pasur probleme teknike me dhënien e dokumenteve të rinj, për këtë është marrë vendimi që çdo dokument i cili është me skadencë është afati prej 6 muajve me të cilin mund të identifikohenet letërnjoftimi”, tregoi ai./GazetaSinjali/