image Në Turqi nuk do të mund të futet askush pa test PCR negativ, madje as si tranzit

Rajon

Në Turqi nuk do të mund të futet askush pa test PCR negativ, madje as si tranzit

news image

Duke filluar nga 30 dhjetori, askush mbi moshën 6-vjeç nuk mund të futet në Turqi pa një test PCR negativ, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Aeroportit të Stambollit, të gjithë pasagjerët e huaj të moshës mbi 6-vjeç të cilët mbërrijnë në Turqi me aeroplan duhet të prezantojnë rezultatin negativ të testit PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Madje, rezultatin e testit për koronavirus duhet ta kenë edhe udhëtarët tranzit, të cilët nuk do të qëndrojnë në Turqi, por do të kalojnë në këtë shtet për të shkuar diku tjetër.

Turistët nga Mbretëria e Bashkuar, Africa Jugore ose Danimarka, duhet të deklarojnë adresën e tyre të qëndrimit dhe të vetizolohen për të paktën shtatë ditë në Turqi, përveç rezultatit negativ të testit./Gazeta Sinjali/