image Në trupin e 18-vjeçares që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt ka shenja dhune

Siguri

Në trupin e 18-vjeçares që u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt ka shenja dhune

news image

Në trupin e 18-vjeçares që u dërgua pa shenja jete në qendrën emergjente në Ferizaj ka shenja të dhunës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Halit Gërbeshi, ushtruesi i detyrës të Drejtorit të Spitalit të Ferizajt.

“Ka ardhë pa shenja jete, me shenja dhune. Por, nuk di më shumë nuk e kam par kufomën sepse nuk jam në spital”, ka thënë ai për Sinjalin.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arritur që të t’i marrë fotografitë e dy të dyshuarve që e dërguan në emergjencën e Ferizajt pa shenja jete një 18-vjeçare.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se fotografitë janë marrë nga kamerat e sigurisë.

Kryeprokurori ka shtuar se fotografitë e të dyshuarve janë shpërndarë në pika kufitare dhe nëpër drejtori të policisë.

Sipas tij të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të tipit Audi me tabela zvicerane.

 “Fotografitë e të dyshuarve janë nxjerrë prej kamerave të sigurisë të spitalit, ende nuk dihet kush janë ata persona, mirëpo fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës”, tha ai.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se ende nuk dihet identiteti i viktimës.

“Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, ka thënë ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/