image Në takimin e Washingtonit, vajza e Trumpit ngriti çështjen e rolit të grave në Kosovë e Serbi

Politikë

Në takimin e Washingtonit, vajza e Trumpit ngriti çështjen e rolit të grave në Kosovë e Serbi

news image

Në takimin e sotëm të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë mori pjesë edhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump.

Pjesëmarrja e saj në takim u vlerësua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ajo është shumë e rëndësishme, ashtu siç ishin edhe temat për të cilat foli ajo.

Vuçiq tha se Ivanka foli për fuqizimin e ndërmarrësisë në Ballkan, si dhe mbështetjen e grave.

“Ivanka është e rëndësishme. Ajo foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e, posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë”, tha presidenti serb./Gazeta Sinjali/