Tifozeritë u përleshen mbrëmë në “Selman Stermasi” para se të niste derbi Tirana-Partizani. Por më pas policia vendosi kontroll dhe ndeshja u zhvillua normalisht dhe përfundoi me fitoren e Partizanit. Sipas policisë, ka patur një plan kriminal nga tifozët e Tiranës. Fantazitë e tifozëve ndoshta kanë kërkuar gjakderdhje, por për fat të mirë ngjarja u parandalua.
Në njoftimin e policisë thuhet se afër sektorit ku qëndronin ultrasit e Partizanit ishin hapur tre gropa dhe ishte përgatitur një sulm me fishekzjarre.
“Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit.
Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike”, deklaroi Policia.