image Në Spitalin e Pejës, 3 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Shëndetësi

Në Spitalin e Pejës, 3 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Siç raportohet nga spitali, 3 prej pacientëve, janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, bëhet e ditur në njoftimin e spitalit.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 21 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje ka qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

249 pacientë kanë kryer analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.

141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 88 Rëntgena, 33 EHO dhe 20 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në respirator, 14 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 3 pacientë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. / Gazeta Sinjali /