Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një postimi në Facebook ka publikuar raportin e fundit për personat e hospitalizuar me COVID-19.
Sipas raportit 24 orësh, të hospitalizuar janë 67 persona, 33 prej tyre janë pozitiv me COVID-19.
Ndërkaq, nga 33 pacientët pozitiv me koronavirus, 11 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
“Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë datë 14.07.2020 po trajtohen 33 pacientë me Covid-19 pozitiv”, ka njoftuar spitali./ Gazeta Sinjali/