Prania e kafshëve në dyqane është bërë e zakontë, mirëpo mbrëmë në Spitalin e Gjakovës ‘mysafirë’ kanë qenë tri mace. Kështu ka treguar një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje.
Sipas sinjalizuesit, macet janë shëtitur në repartin e Internistikës në Spitalin e Gjakovës.
Pamjet janë bërë gjatë mbrëmjes së djeshme.