image Në spitalet e Kosovës po trajtohen 119 pacientë me COVID-19

Shëndetësi

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 119 pacientë me COVID-19

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 119 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

80 prej tyre janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë kurse 82 me oksigjeno-terapi

Në QKUK janë 70 pacientë të shtrirë, 35 prej tyre Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi.

Kurse në Klinikën Infektive janë 37 pacientë dhe në Klinikën e Pulmologjisë janë 32 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve në spitalet e përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 15 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

 /Gazeta Sinjali/