Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike po e organizon Manifestimin Qendror për diasporën, i cili do të mbahet të premten më 2 gusht, në Skenderaj, transmeton Sinjali.
Manifestimi do të fillojë homazhe në Prekaz dhe do të mbyllet me program artistik në Skenderaj.
Në orën 19:00, do të mbahen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kurse në orën 20:00 do të mbahet Manifestimi Qendror në sheshin “Adem Jashari” Skenderaj.
MDIS ka njoftuar se do ta mbulojë transportin për të gjithë qytetarët e interesuar që të jenë pjesë e këtij manifestimi. Nisja do të bëhet nga Ministria e Diasporës./Sinjali/