image MDIS organizon orë letrare për shkrimtarët e diasporës

MDIS organizon orë letrare për shkrimtarët e diasporës

news image

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike nesër organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.

Sipas një njoftimi nga MDIS, qëllimi i këtyre takimeve është promovimi i krijimtarisë shqiptare në diasporë.

Me këtë rast do të bëhet përurimi i disa librave të autorëve nga diaspora. Po ashtu, do të mbahet edhe një orë letrare me karakter garues.

Ky aktivitet organizohet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00./Sinjali.com/