image Nderohen me dekorata dy veprimtare të diasporës

Kosovë

Nderohen me dekorata dy veprimtare të diasporës

news image

Dy veprimtare nga diaspora janë nderuar me dekorata nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Stratetgjike, transmeton Sinjali.

Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës Shqipe në Bursa të Turqisë, dhe Rita Salihu, veprimtare e çështjes kombëtare, poete dhe humaniste në Amerikë, u pritën në takim nga Sekretarja e Përgjithshme e MDIS-it, Shyhrete Gosalci.

“Të dy veprimtare nga diaspora kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë”, thuhet në njoftim.

Ato duke falenderuar Ministrinë e Diasporës për mbështetjen, janë zotuar se do vazhdojnë të punojnë që vlerat kombëtare shqipe të jenë prezente në vendet ku ato jetojnë dhe veprojnë./Sinjali/