image Në Skenderaj nisin dy projekte infrastrukturore

Kosovë

Në Skenderaj nisin dy projekte infrastrukturore

news image

Në rrugët Skenderaj – Vushtrri dhe Kotorr – Qubrel, sot kanë filluar punimet, të financuara nga MIT.

I pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i cili ndër të tjerash tha se pa i zhvilluar komunat e zonat rurale nuk zhvillohet as shteti.

Kurse kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, e falënderoi ministrin Lekaj për investimet në projektet e infrastrukturës rrugore në Skenderaj dhe Kosovë, sepse sipas tij, këto rrugë u japin qasje shumë fshatrave dhe i lidhin ato me qytetin.

Rruga Skenderaj – Vushtrri, është e gjatë afër 14.3 kilometra, ka kosto prej 800 mijë euro. Ndërsa rruga Kotorr – Qubrel, ka gjatësi prej 8.7 kilometra, vlera e saj është 430 mijë euro./Sinjali/