Një person nga Skenderaj ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin automjetit të tij.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin automjetit të tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/