Policia e Kosovës ka hapur një rast në Shtime, pasi që persona të panjohur kanë shkruar grafite në një objekt fetar.
Bëhet fjalë për muret e objektit të kishës, e ku është shkruar shkronja “Z”, e cila tashmë është bërë e njohur pasi që të njëjtën e mbajnë në automjetet ushtarake forcat ruse në Ukrainë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.