Në Shtime është rrënuar një bunker i cili ndodhej në një oborr privat, i cili i takonte serbit Branisllav Stakiq, i cili ndonëse nuk ishte i uniformuar, e kishte bunkerin ne oborr të shtëpisë.
Bunkeri i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla.
Lulzim Sahiti, zyrtar në Komunën e Shtimës tha se me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria e policia, por edhe pakica serbe lokale ishte e përgatitur me vite të tëra që t’i sulmojë fqinjët e tyre shqiptarë.
“Në qendër të Shtimes, para dy dite ky bunker u rrënua. Ishte ndërtuar në vitin 1998, në oborrin e shtëpisë së Branisllav Stakiqit! Me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria dhe policia serbe që ushtronte dhunë e terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare por edhe pakica serbe lokale ishte përgatitur me vite të tëra për të sulmuar fqinjët e tyre shqiptar. Ky bunker i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla për të sulmuar në të gjitha pjesët e qytetit”, shkroi Sahiti.