image Në Shqipëri shërohen edhe 15 pacientë nga koronavirusi

Rajon

Shëndetësi/ Në Shqipëri shërohen edhe 15 pacientë nga koronavirusi

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se nga sot listës të të shëruarve në këtë vend nga Covid-19, i janë shtuar edhe 15 persona.

“Lajm i mirë: 15 të shëruar sot”, ka shkruar Rama.

Me këtë, numri i të shëruarve në Shqipëri është rritur në 52, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”.

Ndërkohë të martën është rritur edhe numri i të vdekurve dhe të infektuarve.

Shqipëria tash numëron 15 të vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 243 të infektuar.