image Në Shqipëri shënohen 167 raste me COVID-19

Kosovë

Në Shqipëri shënohen 167 raste me COVID-19

news image

Nga 932 testime të kryera në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 167 qytetarë.

Siç bënë me dije Ministria e Shëndetësisë atje, dy persona e kanë humbur betejën me këtë virus.

Ndërsa 89 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë. /Gazeta Sinjali/