image Në Shqipëri merrnin kokainën, në Spanjë hashashin, çmontohet banda italiano-shqiptare

Evropë

Në Shqipëri merrnin kokainën, në Spanjë hashashin, çmontohet banda italiano-shqiptare

news image

Karabinierët kanë kryer një operacion të madh antidrogë midis Ligurias, Sardenjës, Romagnas, Msrche dhe Abruzzos.

Në kuadër të këtij operacioni është goditur një bandë italiano-shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Operacioni filloi në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, 20 nëntor, teksa janë dhënë gjithsej 40 masa sigurie, 22 prej të cilave janë “arrest me burg”.

Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge.

Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.

Mediet italiane nuk kanë dhënë ende detaje për personat e arrestuar.

/GazetaSinjali/