image Në Serbi nuk shkeli asnjë kryeministër britanik për më shumë se 41 vjet

Rajon

Në Serbi nuk shkeli asnjë kryeministër britanik për më shumë se 41 vjet

news image

Shtetin e Serbisë nuk e ka vizituar asnjë kryeministër britanik për më shumë se 41 vjet.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, i cili gjatë takimit të sotëm në Londër të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në një takim dypalësh me shefen e diplomacisë britanike, Liz Truss, ka diskutuar edhe për mundësinë e shkuarjes së saj në Serbi, që do të ishte vizita e parë e një ministri të punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar në Beograd pas pothuajse një dekade.

Blic.rs shkruan se Selakoviq e ka përcjellë edhe ftesën e hapur të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministres, Ana Brnabiq, për vizitën e kryeministrit britanik, Boris Johnson, në Serbi, duke kujtuar se për më shumë se 41 vjet nuk e ka vizituar Beogradin ndonjë kryeministër britanik.

Kujtojmë se Margaret Thatcher ishte kryeministrja e fundit e Mbretërisë së Bashkuar që e vizitoi kryeqytetin serb.

/GazetaSinjali/