image Në Serbi dënohet gjuha ofenduese e Vulinit për shqiptarët

Rajon

Në Serbi dënohet gjuha ofenduese e Vulinit për shqiptarët

news image

Konventa Kombëtare për BE-në” në Serbi, një platformë e shoqërisë civile, ka dënuar përdorimin e gjuhës ofenduese të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve, të cilëve iu referohet me termin pezhorativ “shiptari”.

Konventa e BE-së thekson se është detyrim i të gjithë deputetëve publikë, e veçanërisht bartësve të funksioneve publike, të respektojnë ligjet, normat dhe dinjitetin si të shumicës ashtu edhe të pakicave kombëtare, si dhe të promovojnë tolerancën, kulturën e dialogut dhe pajtimit.

Sipas Tanjug, grupi i punës i Konventës Kombëtare për BE-në ka thënë se Vulin vazhdimisht fyen dinjitetin e pakicës kombëtare shqiptare dhe popullit shqiptar në tërësi.

Në deklaratë po ashtu thuhet se deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë serb cenojnë dinjitetin e institucioneve serbe dhe veçanërisht të Ministrisë së Mbrojtjes, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar fjalimi i Vulin.

Vulin shpesh shihet në publik edhe duke nderuar kriminelët e luftës. Së fundi, ai bashkë me të rinjtë e partisë së tij bënë homazhe para bustit të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

/GazetaSinjali/