image Në qendrën e vaksinimit në Rahovec po jepet vetëm doza e dytë e vaksinës, janë në pritje të MSh-së - Sinjali

Në qendrën e vaksinimit në Rahovec po jepet vetëm doza e dytë e vaksinës, janë në pritje të MSh-së

news image

Në qendrën e vaksinimit në komunën e Rahovecit kanë ndodhur disa parregullsi sot paradite, për arsye se printerët janë prishur dhe jepet vetëm doza e dytë e vaksinës antiCOVID, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i QKMF-së në Rahovec, Elbunit Kryeziu, i cili ka thënë se janë në pritje të Ministrisë së Shëndetësisë për rregullimin e këtij problemi.

Kanë thënë se do të vijnë po ende nuk kanë ardhë, që një orë po presim ende nuk kanë ardhë, printerat janë prishur, po vazhdojmë vetëm me dozën e dytë, po presim me ardhë prej ministrisë me e rregullu”, ka thënë Kryeziu për Sinjalin.

Përveç këtij problemi, Kryeziu tha se situata është e qetë dhe nuk ka pritje.

Qetë është, vetëm dozat e dyta po i marrin, masi printerët e dozave të dyta janë tjerë, për dozën e parë nuk po punon, vaksinimi po vazhdon”, tha ai për Sinjalin. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin