image Në programin qeverisës Kurti ka injoruar Thaçin për dialogun Kosovë-Serbi

Kosovë

Politika e jashtme/ Në programin qeverisës Kurti ka injoruar Thaçin për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Qeveria e Kosovës sot ka votuar për programin qeverisës për vitet 2020-2023. Në program parashihet si pikë e fundit edhe ajo e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, megjithatë, në program thuhet se dialogun do ta udhëheq kryeministri i Kosovës i cili edhe do të raportojë në kuvend.

“Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Kryeministri mbi bazën e mandatit kushtetues i cili raporton në Kuvend në baza të rregullta për procesin e dialogut”, është e shkruar në programin qeverisës.

Në pikën për dialogun thuhet gjithashtu që si temë do të jetë edhe çështja e të pagjeturve gjatë luftës.

Kujtojmë, që kryeministri Kurti ka kërkuar që të takohet me presidentin Thaçi për të biseduar për unitet në politikë të jashtme por deri më tani ai nuk i është përgjigjur. Ndërsa në konferencën e para dy dite, Thaçi ka theksuar se thirrjet për unitet do t’i bëjë ai si president vendi./ Gazeta Sinjali/