image Në Prizren vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës

Sociale

Në Prizren vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës

news image

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, me bashkëpartiakët e saj, ka vendosur një pllakë përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës, të kryer nga forcat serbe 26 vjet më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, raporton Gazeta Sinjali.

“Lulja e kujtimeve” është vendosur dje edhe në Vitomiricë të Pejës.

Bosnja e Hercegovina sot shënoi 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë. Kjo masakër qe më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara./Gazeta Sinjali/