image Në Prizren, një grua tenton të vetëvritet me barna

Siguri

Në Prizren, një grua tenton të vetëvritet me barna

news image

Një grua nga Prizreni ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit, pasi që kishte tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar.

Siç mëson gazeta, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 23:55 në lagjen “Arbana”.

Me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/