Rruga e Farkëtarëve e njohur si rruga njëkahëshe nga Hamami në drejtim të Shtëpisë së Kulturës në Prizren do të jetë e mbyllur.
Sipas njoftimit të komunës rruga do të jetë e mbyllur nga 29 gushti deri më 2 shtator.
Po ashtu, bëhet e ditur se rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, për shkak të punimeve në kuadër të “Rehabilitimi i rrugëve, trotuareve dhe shesheve në Komunën e Prizrenit”.
Komuna nëpërmjet njoftimi ka kërkuar edhe mirëkuptim nga qytetarët.