image Në pritje të zyrtarizimit, vëllau i Ozilit 'konfirmon' skuadrën e re të lojtarit

Futboll

Në pritje të zyrtarizimit, vëllau i Ozilit ‘konfirmon’ skuadrën e re të lojtarit

news image

Derisa zyrtarizimi ende nuk ka ndodhur, vëllau i Mesut Ozilit ka shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e lojtarit te Fenerbahce, transmeton Sinjali Sportiv.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë raportohet se ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, teksa zyrtarizimi nga palët ende nuk ka ndodhur.

Për t’i shtuar edhe më shumë zërat rreth këtij transferimi është përkujdesur vëllau i Mesutit, Mutlu Ozil, i cili ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi me logon e klubit të Fenerbahces.

Son dakika FB haberleri | Mesut Özil'in Fenerbahçe'ye transferini ağabeyi Mutlu  Özil açıkladı

Sipas raportimeve, Mesut Ozil thuhet se është pajtuar të nënshkruajë kontratë për tre vite e gjysmë.

Përveç te Arsenali, 32 vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe te Real Madridi, Werder Bremeni dhe Schalke 04. /Sporti në Sinjali/.