image Në prani të ambasadorëve të QUINT-it, nesër mbahet takimi i radhës Mustafa-Kurti

Kosovë

Politikë/ Në prani të ambasadorëve të QUINT-it, nesër mbahet takimi i radhës Mustafa-Kurti

news image

Lëvizja Vetëvendosje , zyrtarisht ka njoftuar se takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ka përfunduar pa marrëveshje.

Siç njofton LVV, transmeton Gazeta Sinjali, palët janë pajtuar për një takim që pritet të mbahet ditën e nesërme.

Aty thuhet se takimi do të zhvillohet “bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”.

Njoftimi i plotë i tyre:

Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës. /Gazeta Sinjali/