image Në prag të Botërorit, Granit Xhaka detyrohet ta lë fushën shkaku i një shqetësimi

Futboll

Në prag të Botërorit, Granit Xhaka detyrohet ta lë fushën shkaku i një shqetësimi

news image

Mesfushori me prejardhje shqiptare që përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka, është detyruar të lërë fushën shkaku i një shqetësimi në ndeshjen e Arsenalit ndaj Wolverhampton, por që nuk dihet ngase vuan ai. Ky lëndim vjen shumë pak kohë para se të fillojë Kupa e Botës në Katar.

Xhaka që po kalon në një formë të jashtëzakonshme me topçinjtë në këtë fillim sezon, duke shënuar edhe gola, madje ka shënuar më shumë se në tre sezonet e kaluara të kombinuara.

Forma e mirë e tij vijon që nga pjesa e dytë e sezonit të kaluar dhe po vazhdon me paraqitje mbresëlënëse, që ka bërë që pëlqimi ndaj tij të kthehet edhe nga tifozët besnik të skuadrës londineze, me të cilët kishte prishur raportet para disa kohëve.

image 228

Granit Xhaka u largua nga loja në minutën e 16-të pas një shqetësimi që në pamje të parë u duk sikur kishte dhimbje në bark, por mbetët të konfirmohet më vonë se nga çka ai vuan saktësisht.

Kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të pjesës së parë, Arsenali po barazon pa gola me Wolverhampton.

/GazetaSinjaliSport/