Gjatë vozitjes, sipas rregullave, parashihet që dritat e automjetit të jenë të ndezura përpara dhe mbrapa. Ky rregull vlen si për ditën ashtu edhe për natën.
Mirëpo një rregull i tillë nuk është respektuar sot nga shoferi i një veture “BMW X5”, shkruan Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje të kësaj veture e cila vozit në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në fshatin Kijevë, por nuk i ka ndezur dritat e prapme të automjetit.
Sipas pamjeve, gjatë të njëjtës kohë, në autostradë lëvizin edhe shumë vetura tjera.
Sinjalizuesi ka thënë se përpara vetura i ka dritat e ndezura.
“Vetura ‘BMW X5’ që kushton 20 mijë euro vozit pa drita mbrapa. Pamjet janë bërë në hyrje të autostradës në fshatin Kijevë. Kjo veturë përpara i ka dritat ndezur“, ka thënë ai për Sinjalin.