image Në pikë të ditës ndizen dritat në rrugët e Prishtinës

Sinjalizime

Në pikë të ditës ndizen dritat në rrugët e Prishtinës

news image

Mungesa e ndriçimit publik është vetëm një nga shumë problemet, me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës.

Por siç duket, jo të gjitha lagjet e kanë hall ndriçimin publik, kjo ngase rrugët të cilat të çojnë te xhamia e Llapit, funksionojnë edhe ditën, përderisa ka zona tjera banimi të cilat ankohen që ndriçimi iu mungon natën, atëherë kur është domosdoshme.

Në fotografitë e dërguara nga një sinjalizues nga rruga që dërgon te xhamia e Llapit, shihet teksa dritat e vendosura në rrugë, janë të ndezura në pikë të ditës.

Ndryshe, qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet janë ankuar vazhdimisht për mungesën e ndriçimit publik.

Shumë nga ta, përmes komenteve dhe postimeve nëpër rrjete sociale kanë treguar shpesh se janë detyruar që në lagje të caktuara t’i rregullojnë vetë dritat në hapësirat publike.

/GazetaSinjali/