Gjatë ditës së sotme u raportua për futjen e një mauni me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin, në Pejë. Por, ky nuk ishte mauni i vetëm, aty kishte hyrë edhe një tjetër me fotografinë e shkrimtarit rus Vuk Karaxhiq, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.
Fadil Gashi, nga zyra për informim në Policinë e Pejës, konfimroi për Gazetën Sinjali se tashmë policia ka shoqëruar në stacion dy vozitësit e maunëve, ku aktualisht po intervistohen.
“Sot në orët e pasditës policia e stacionit policor në Pejë, i ka ndaluar dy mauna, njëra ka pasur foton e presidentit rus, Vladimir Putin dhe tjetra fotografinë e shkrimtarit rus Vuk Karaxhiq. Dy vozitësit e maunëve janë shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohen. Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.