Ndonëse me masat e reja antiCOVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës, është ndaluar mbajtja e mësimit në bankat shkollore deri më 18 prill, një gjë e tillë duket se nuk po gjen zbatim në të gjitha shkollat e vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Të paktën jo në shkollën fillore “Besim Ndreca” në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit të polisicë në këtë shkollë është vërejtur se është duke u zhvilluar mësimi, edhe pse me vendim të qeverisë një gjë e tillë është e ndaluar.
Sinjali mëson se prokurori ka urdhëruar që rasti i klasifikuar si “Mosveprim sipas dispozitave ligjore gjatë epidemisë” të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/