image Në një lokal tek 'Rruga B' janë vjedhur afro 44 mijë euro
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Policia/ Në një lokal tek ‘Rruga B’ janë vjedhur afro 44 mijë euro

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur afro 44 mijë euro në një lokal tek ‘Rruga B’, menaxherja e lokalit ka njoftuar se disa persona të panjohur me forcë kanë hyrë në lokal dhe në kasafortë  kanë marrë  këtë shumë parash.

“Rr. B, Prishtinë 28/29.11.2019-22:30-07:30.  Ankuesja femër K/Shqiptare – menaxhere e një lokali, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit  dhe nga kasaforta  kanë arritur të vjedhin  një shumë parash prej 43.466€.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar  prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/