Moderatorja, Bora Zemani, mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në një intervistë, ku mes të tjerash foli edhe për jetën private.
Pas ndarjes nga Donaldi duket se Bora është e fokusuar tek i biri dhe puna.
Por, ajo nuk i përjashton mundësitë që në të ardhmen të ketë dikë në krahë.
“Jeta jote private do jetë vetëm mes teje dhe Arborit apo do të këtë edhe një partner në të ardhmen?”, e pyeti Antonela. “Po tani unë dhe Arbori jemi mirë bashkë, por erdhi dhe ndonjë gjë tjetër, nuk ka problem. Por nuk është se jemi fokusuar atje”, u përgjigj Bora në “Top Arena”.
Para disa muajve dyshja ishin në qendër të mediave rozë pas ndarjes së tyre.
Fillimisht kjo gjë u vu re në rrjete e tyre sociale, ku Bora dhe Donaldi nuk e ndjeknin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe fshinë fotografitë që kishin bashkë.
Pastaj u raportuar se ata i kishin dhënë fund bashkëjetesës disamujore dhe ka qenë Donaldi ai që është larguar nga shtëpia ku ata jetonin.
Shkak për këtë është bërë xhelozia, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka treguar deri më tani se çfarë ka ndodhur realisht. /Gazeta Sinjali/